Uncategorized

LDK e para, PDK e dyta, VV e treta

Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar 210 mijë vota. Partia Demokratike e Kosovës ka fituar 140 mijë vota. Lëvizja Vetëvendosje 130 mijë vota

Në bazë të rezultateve që deri tash ka numëruar Komisioni Qendror Zgjedhor dhe të cilat i ka monitoruar DnV-ja, Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbledhur më së shumti vota me kandidatët e saj për kryetarë komunash, përcjell albinfo.ch.

LDK-ja në total ka grumbulluar 23.65 për qind të votave. Në vendin e dytë është PDK me 16.68 për qind.

Lëvizja Vetëvendosje është e treta me 15.63 për qind në total, ndërsa AAK është e katërta me 11.24 për qind. Nisma për Kosovën është e pesta me 2.98 për qind.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar 210 mijë vota. Partia Demokratike e Kosovës ka fituar 140 mijë vota. Lëvizja Vetëvendosje 130  mijë vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë fituar 100 mijë vota në nivel vendi sa i përket zgjedhjeve lokale.