Kosova

LDK-ja do komision hetimor për shpenzimet në aktivitete lobuese

Grupi Parlamentar i LDK-së njofton se ka proceduar kërkesë në Kuvend për themelimin e Komisionit hetimor, i cili do të hetojë shpenzimet pa bazë ligjore për aktivitete lobuese të Presidencës dhe Qeverisë, përcjell albinfo.ch.

“Letra e publikuar e Geoffrey Nice përmendte edhe terme financiare, të cilat ishin dakorduar jashtë rrugëve formale për të tilla shërbime. Sot, me iniciativën e deputetëve të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, janë mbledhur 40 nënshkrimet e nevojshme dhe është proceduar kërkesa për themelim të Komisionit Hetimor në lidhje me fondet e ndara nga Presidenca dhe Qeveria e Republikës së Kosovës për lobim. Ky komision do të hetojë të gjitha mjetet e ndara nga Buxheti i Kosovës për çështje lobuese nga viti 2010 e deri më sot”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.