Uncategorized

LDK-ja feston në Prishtinë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka festuar në Prishtinë, pasi ka fituar më së shumti vota në Zgjedhjet Lokale, përcjell albinfo.ch.

Festës me fishekzjarrë iu ka bashkuar kandidati i kësaj partie për të parin e kryeqytetit Arban Abrashi, kryetari i partisë Isa Mustafa, kryetari aktual i Lipjanit, Imri Ahmeti. Ahmeti, Ismet Beqiri.

“I treguam të metat e kësaj qeverisje në Prishtinë. I treguam njerëzve që bash asgjë nuk është bërë. Përveç Facebook-ut dhe kifleve asnjë punë tjetër e hajrit nuk është bërë. E jona është me kthye qeverisjen në Prishtinë , qeverisjen e mirë me i kryer punë njerëzve. Do të bëhen punë të mira e të mëdha që LDK-ja i ka lënë në gjysmë. Po edhe me i bërë disa punë të mëdha që e bëjnë Prishtinën kryeqytet. Na kanë mbet edhe më pak se 4 javë me vulos fitoren përfundimtare”, ka thënë Abrashi.

Ai tha se për ata që nuk e dinë LDK-ja i ka mbi  210 mijë vota në gjithë Kosovën .

Lumir Abdixhku, shef i shtabit zgjedhor të LDK-së, ka pyetur se ku janë ata që kanë thënë se LDK-ja po bie. Abdixhiku tha se do t’i fitojnë dhe komunat në të cilat janë në balotazh.