Kosova

LDK kërkon rinumërimin e të gjitha votave në Prishtinë

Ismet Beqiri, sekretar i LDK-së, tha se rinumërimit nuk kanë nevojë t’i frikësohet asnjë kandidat sepse vetëm sa do të legjitimohej cilido rezultat

Sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Ismet Beqiri tha se për shkak të disa gabimeve LDK ka kërkuar që të bëhet rinumërimi i të gjitha kutive të votimit në Prishtinë. Ai në një konferëncë për media tha se Prishtina do të përmbyset dhe Arban Abrashi do të udhëheq me kryeqytetin.

Ai shtoi se rinumërimit nuk kanë nevojë t’i frikësohet asnjë kandidat sepse vetëm sa do të legjitimohej cilido rezultat.

Beqiri ka shprehur shqetësimin e LDK-së për bartjen e votuesve në emër të OJQ-ve nga Vetëvendosa. Për të gjitha këto ai tha se LDK do të ndjek rrugët ligjore për të korrektuar rezultatin e shprehur nga qytetarët, derisa përmedni se rezultatai aktual i numërimit të votave është rreth 200 diferncë.

Ndryshë, derisa nuk ajnë numëruar votat me kusht edhe ato me postë që janë rreth 1500, Shpend Ahmeti nga Lëvizja Vetëvendosje është duke udhëhequr për rreth 300 vota më shumë se sa kanidati i LDK-së, Arban Abrashi. Në këtë rast, janë votat me kusht aë që e përcaktojnë kryetarin e ri.