Bota

Le Pen e votuan 10 milionë francezë

Votuesit francezë nuk kanë votuar asnjëherë më shumë për një kandidate të ekstremit të djathtë, si në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të së dielës në Francë.

Sipas vlerësimeve të instituteve të opinionit publik, kandidatja presidenciale e Frontit Kombëtar, Marine Le Pen, fitoi rreth 10.6 milionë vota.

Le Pen në deklaratën e parë publike menjëherë pas orës 20 ka bërë të ditur se ka fituar 11 milionë vota.

Sipas vlerësimeve të instituteve të zgjedhjeve, Le Pen fitoi 34.5 për qind në votim, shumë prapa rivalit të tij, Emmanuel Makron, i cili mori rreth 65.5 për qind.