CH-Ballkani

Lebet shpreh përkrahjen e fuqishme të Zvicrës për Kosovën

Është diskutuar edhe themelimi i projekteve të përbashkëta, te cilat do t`i kontribuonin zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies se qytetarëve

Zëvendeskryeministri i parë dhe Ministri i punëve te Jashtme  Behgjet Pacolli ka pritur në takime të ndara ambasadorin e Maqedonisë në  Kosovë, Ilia Strasevski  dhe më pas edhe ambasadorin e Zvicrës në Kosovës, .Jean-Hubert Lebet.

Pacolli ka kërkuar që të intensifikohet bashkëpunimi, e sidomos ai i karakterit ekonomik përmes sigurimit të lëvizjes se lirë të mallrave. Po ashtu është diskutuar edhe themelimi i projekteve të përbashkëta, te cilat do t`i kontribuonin zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies se qytetarëve.

Ambasadori i Zvicrës në Kosovës,  Jean-Hubert Lebet ka shprehur përkrahjen e fuqishme të Zvicrës për Kosovën , duke garantuar kështu mbështetjen shtetësisë së saj në instanca të ndryshme ndërkombëtare.

Pacolli ka shfaqur mirënjohjen e Kosovës ndaj Zvicrës për gatishmërinë e këtij shteti për të bashkëpunuar në fusha të ndryshëm.

Në vazhdim të këtyre takimeve, bashkëbiseduesit kanë diskutuar edhe për mundësitë e tjera te thellimit te bashkëpunimit si dhe janë dakorduar edhe për organizimin e takimeve ne mes te dinjitarëve te lartë shtetëror.