Futboll

Legjenda e “të kuqve” Stéphane Henchoz: Liverpul do të ishte ideal për Shaqirin, por…

135 përballje është aktivizuar Stéphane Henchoz (43) për Liverpulin nga 1999 deri 2005. Për atë është e kuptueshme që shqiptaro-zvicerani Xherdan Shaqiri të transferohet për të “kuqtë”.

“Liverpuli tani kërkon të fuqizohet. Pas finales së ligës së kampionëve është qëllimi i tyre të fitojnë kupën. Dhe për Shaqirin do ishte një hap ideal të transferohet drejt Liverpulit,” tha 43 vjeçari, i cili gjithashtu është zviceran. “Shaqiri është 26 vjeçar dhe në Bajern dhe Inter nuk ka luajtur si titullar. Në Stoke ishte mirë. Premier League është liga më e mirë në botë dhe në këndvështrimin tim ai duhet të mbetet atje. Dhe një transferim te ndonjë Top 6 është koha.”

Por ai ka edhe një vërejtje për Shaqirin. “Shumë lehtë vëren klasin e tij për 20 deri 30 minuta, ndonjëherë edhe për gjysëm ore. Por më pas ndodh pikiata – ngjashëm edhe në ‘Nati’. Prej tij pritet më shumë, qoftë edhe në një ndeshje vendimtare si ajo kundër Portugalisë – lojtarët e mëdhenj mund t’ia dalin.”

Një problem për Shaqirin është edhe sistemi 4-3-3 i Liverpulit dhe ku në sulm ka lojtarë si Mohamed Salah dhe Sadio Mané, megjithatë sipas “France Football” Mane sapo është pajtuar për transferim te Real Madrid.