Lajme

Lehtësohet marrja e vizës në Ambasadën Gjermane

Në një njoftim të bërë në portalin e saj, Ambasada Gjermane bë të ditur se që nga prilli 2015  terminet për kërkesë të vizave të kategorisë “turistike” dhe “leje qendrimi (vize nacionale)” do të jenë të lira çdo muaj në blloqe. Për periudhen deri në mes të qershorit terminet do të lëshohen më 01.04.2015.

Rreth 2.100 termine do të lëshohen njëkohësisht, në mënyre që të ofrohet një numër i madh i vendeve të lira. Shpresojmë që në të ardhmen të jetë më e lehtë të caktohet një termin. Në të njejtën kohë synojmë që gradualisht të reduktohet koha e pritjes për Termin, bëhet e ditur në komunikatën e lëshuar nga Ambsada e Gjermanisë në Prishtinë.