Sport

Leicesteri dështoi të transferonte Silvan për 14 sekonda

Ish-kampioni anglez transferoi mesfushori nga Sporting Lisbona për 22 milionë funte

FIFA ka refuzuar aplikimin e Leicester Cityt për të regjistruar mesfushorin Adrien Silva pasi klubi ka dështuar të arrijë në kohën e duhur për 14 sekonda.

Ish-kampioni anglez transferoi mesfushori nga Sporting Lisbona për 22 milionë funte, por pjesët finale në fund të marrëveshjes nuk arritën të kompletohen më 31 gusht. Tani ai nuk ka të drejtë të luajë deri në muajin janar.

Leicesteri do të përpiqet të apelojë ndaj këtij vendimi.

“Jemi duke punuar me Adrienin dhe Sporting Clube de Portugal për të kaluar disa çështje lidhur me regjistrimin e lojtarit dhe jemi duke hulumtuar të gjitha opsionet për të gjetur një zgjedhje”, ka thënë një zyrtar i klubit anglez për “BBC”.