CH-Ballkani

Leitl: Europa juglindore ka potenciale të mëdha

Christoph Leitl, President i Dhomës së Tregtisë së Austrisë, në fjalën e tij, u siguroi mbështetje vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre të anëtarësimit, shkruan volksblatt.at.

Ai u shpreh se Bashkimi Europian nuk mund të jetë i plotë pa Ballkanin Perëndimor dhe se rajoni ka shumë potenciale.

„Ekonomia austriake dhe biznesmenët tanë janë lojtarët kyç në Europën juglindore,” tha Leitl. „Një bashkëpunim me këto vende është në interesin tonë ekonomik dhe gjithashtu një nxitje për rrugën drejt BE.”

Ai këto komente i bëri gjatë takimit me kryeministrin malazez Dusko Markovic në Podgoricë.

Një pikë tjetër që e vlerësoi shefi i Dhomës së Tregtisë austriake, Leitl ishte edhe zhvillimi i turizmit të Malin e Zi, ku 70 përqind e PBB mbahet nga ky sektor.

“Këto zhvillime në turizëm ishin të interesit mjaft të madh për biznesmenët austriakë,” tha ai në fund.