Të tjera

Leksion mbi Shqipërinë

Gjeografi gjerman nga Tübinger, Dr. Harald Borger ju ofron një udhëtim kulturor dhe me natyrë të bukur në Shqipëri, pasardhëse e ilirianëve antikë, shkruan albinfo.ch.

Sot, e hënë, 23 prill, nga ora 19.30 do mund të shikoni ekzpozitën me fotografi nga Shqipëria. Ekspozita do mbahet në Pfullingen në rrugën Bismarckstraße 53.

“Shqipëria dalë ngadalë po zbulohet dhe po tërheq turistët, pas një izolimi prej disa dekadash, “ shkruan media gjermane SWP, rreth ekspozitës së Borger, përcjell albinfo.ch.

Në Shqipëri mund të gjendet më së miri ndërthyrja kulturore mesjetare me antikën. Një vend ku gjurmë të thella kanë lënë romakët, grekët, bizantinët, osmanët.