E-Diaspora

Lendita nga Kosova fiton nënshtetësinë franceze

“Në Kosovë nuk kam mundur të gjejë punë. Lufta që përfundoi në vitin 1999 ka shkatërruar gjithçka. Në atë kohë kam qenë e re. Për të arritur në Francë, unë fillimisht kam shkuar në Gjermani me nënën dhe vëllain tim”, shprehet Lendita nga Kosova

29 kombësi të ndryshme, por në fund janë 81 qytetarë të rinj francezë. Të gjithë janë pritur në Prefekturën e Lavalit, pasi do të marrin nënshtetësinë franceze, shkruan ‘ouest-france.fr’.

Në mesin e tyre është edhe Lendita nga Kosova. Ajo është 32-vjeçare. Lendita tregon historinë e saj, përcjell albinfo.ch.

“Në Francë kam ardhur në vitin 2003. Në Kosovë nuk kam mundur të gjejë punë. Lufta që përfundoi në vitin 1999 ka shkatërruar gjithçka. Në atë kohë kam qenë e re. Për të arritur në Francë, unë fillimisht kam shkuar në Gjermani me nënën dhe vëllain tim. Pas gjashtë vjetësh në Paris kam ardhur në Laval në vitin 2009. Franca me të vërtet është një vend shumë i madh”, rrëfehet Lendita.

Ajo shton se edhe burri i saj po e pret nënshtetësinë. “Aktualisht nuk jam duke punuar, pasi jam duke u përkujdesur për djalin tim të vogël, i cili është vetëm një vit e gjysmë. Por, kohë pas kohe mund të punoj në fabrikë. Në Kosovë jam trajnuar si infermiere. Burri im, ai është ende duke pritur nënshtetësinë. Ai erdhi pas meje në Francë”, shton ajo.