Sport

Lëndohet Adili, 6 muaj jashtë fushës

Talenti i jashtëzakonshëm i futbollit të Zvicrës, futbollisti 17 vjeçar me prejardhje kosovare-turke, Endogan Adili ka pësuar një lëndim të rëndë ligamentesh. Për pasojë, ai do të jete jashtë fushës së futbollit për gjashtë muajt e ardhshëm.

Adili, i cili luan për skuadrën Grasshopers të Cyrihut është bërë i njohur kur, më 13 maj 2010 për ekipin e tij kishte shënuar një gol kundër FC Aarau. Me këtë, ai ishte bërë futbollisti më i ri i të gjitha kohëve në Zvicër që ka shënuar gol në superligë.

Atëbotë Endogani kishte 15 vjet e 286 ditë, për ndryshim nga Johan Volanthen i cili po e mbante rekordin e deriatëhershëm si golashënues në moshën 16 vjeç e 23 ditë.

Në disa artikuj në internet thuhet madje se Adili ka qenë futbollisti më i ri i cili në përgjithësi ka shënuar gol në ndonjë ligë të parë futbolli në botë.