Lifestyle

Lenny Kravitz thotë se nuk iu dha rol se është zezak

Ylli i rokut tha që e humbi një rol në serialin “BIg Little Lies”, sepse producentët ndiheshin në siklet për të marrë një zezak në rolin e një keqbërësi

Këngëtari i njohur, Lenny Kravitz, foli për BBC-në, duke thënë se nuk i ishte dhënë një rol për arsye se producentët nuk ndiheshin rehat me faktin se ai është zezak.

Ylli i rokut, Lenny Kravitz, tha që e humbi një rol në serialin “BIg Little Lies”, sepse producentët ndiheshin në siklet për të marrë një zezak në rolin e një keqbërësi. Ylli ishte menduar të luante rolin e njërit prej bashkëshortëve në dramë, i cili sillet rreth tri grave që kanë probleme me emocionet e tyre, përcjell albinfo.ch.

“Big Little Lies” ishte njëra nga dramat më të lavdëruara nga kritikët, me ekip yjesh si Reese Witherspoon, Nicole Kidman dhe Laura Dern. Nëse do të kishte fituar rolin, Kravitz do kishte qenë i vetmi aktor zezak në serial, tregon ylli. “Dhe erdhi fjala që, nëse do isha i vetmi aktor zezak në serial, ata nuk donin që unë të bëja atë që do bëja. Kështu kjo përfundoi duke mos ndodhur. Regjisori u  soll në këtë mënyrë duke thënë ‘E dua këtë për ty, por do të punojmë bashkë një herë tjetër”, ka thënë ai.

HBO u kontaktua për përgjigje për atë që tha Kravitz, por përgjegjësit thanë se ishin shumë të zënë me sezonin e dytë të po këtij seriali dhe nuk kishin mundësi të komentonin.