Lifestyle

Leonita “e kall” vallen si nuse tradicionale kosovare

“Edhe pse jam e lindur dhe e rritur jashtë shtetit të Kosovës, traditat shqiptare nuk i harroj asnjëherë, dhe duhet të mbahen përgjithmonë, jam krenare që jam shqiptare me gjak dhe me zemër”, ka shkruar Leonita

Gruaja e futbollistit shqiptar, Granit Xhaka, Leonita, edhe pse është lindur e rritur në Kosovë, ajo asnjëherë nuk i harron traditat shqiptare.

Kështu ka ndodhur edhe në një aheng familjar së fundi, ku ajo ishte veshur me si nuse kosovare me dimija e jelek të arit, shkruan albinfo.ch.

Leonita gjithashtu ka publikuar edhe një video teksa vallëzon me një këngë dasmash.

E me këtë ajo ka mahnitur ta pranishmet tjera. Graniti dhe Leonita u martuan zyrtarisht më 16 janar të këtij viti.

“Edhe pse jam e lindur dhe e rritur jashtë shtetit të Kosovës, traditat shqiptare nuk i harroj asnjëherë, dhe duhet të mbahen përgjithmonë, jam krenare që jam shqiptare me gjak dhe me zemër”, ka shkruar Leonita në “Instagram”.

View this post on Instagram

??❤️?? @jelek_nuserie_goddess

A post shared by LEONITA XHAKA ♡ (@leonita.x) on