Zhvillim

Letër e ambasadorit zviceran miqve në Kosovë

Ambasadori i ri i Zvicrës në Kosovë, z. Jean-Hubert Lebet, duke bërë postimin e edicionit të katërt të newsletter me lajme nga fushëveprimtaria e përfaqësisë diplomatike që drejton u është drejtuar me një letër të gjithë miqve të Zvicrës në Kosovë

“Si ambasador i ri i Zvicrës në Kosovë, kam kënaqësinë t`ua dërgoj edicionin e katërt të Newsletter-it tonë. Së bashku me kolegët tanë nga ambasadat në Shqipëri dhe në Maqedoni, ne kemi kënaqësinë që të ndajmë me ju lajmet më të reja nga angazhimi ynë në tri vendet mikpritëse. Këtu ju do të gjeni informacione  lidhur me çështje politike, ekonomike dhe të bashkëpunimit, pastaj mbresa nga aktivitetet kulturore, njoftime nga qendrat konsullore, njoftime për ngjarjet e pritshme dhe vizitat zyrtare.

Në pjesën e fundit gjeni informacione lidhur kolegët që kanë marrë së fundi detyrat e tyre të reja. Ambasadori Lebet, në përmbyllje të letrës së tij përshëndet miqtë e Zvicrës edhe në emër të kolegëve të tij: Sybille Suter Tejada, ambasadore e Zvicrës në Maqedoni dhe Christoph Graf, ambasador i Zvicrës në Shqipëri.

Në vijim mund ta lexoni Newsletter të Ambasadës së Zvicrës në Prishtinë

Newsletter Swiss Embassy October 2016

Shkarko Dokumentin