Kosova

Liderët e Kosovës, optimistë për liberalizimin 

Para takimit të presidentëve me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini ka pritur veç e veç delegacionin e Kosovës dhe atë të Serbisë. Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, takimin e quajti një lajm të mirë për qytetarët e Kosovës.

I pyetur nga gazetarët pse nuk ishte i gjithë delegacioni në takim, ai tha se nuk ka nevojë, pasi që “presidenti Thaçi është unifikues” dhe se “është i duhuri për të përfaqësuar Kosovën në këtë dialog”. Ai tha se në takimet e radhës do të jenë edhe opozita, derisa shprehu besimin se edhe Serbia shumë shpejt do ta njohë Kosovën si shtet.

Ndërsa, kryeministri Haradinaj pas takimit, tha të kenë dëshmuar se “institucionet e Kosovës janë unike për dialogun me Serbinë”. Edhe zv.kryeministri Pacolli u shpreh optimist se liberalizimit të vizave po i vjen fundit.