Kosova

Liderët shtetërorë koordinohen për dialogun

Ndryshe raundi i ri i dialogut ndërmjet Kosovës e Serbisë, që udhëhiqet nga kryetarët Hashim Thaçi e Aleksandar Vuçiç, do të mbahet të mërkurën e ardhshme, më 18 korrik.

Presidenti Hashim Thaçi sot ka pritur sot në një takim larg medieve, krerët e shtetit, të cilët pas takimit nuk janë deklaruar. Kryeministri Ramush Haradinaj dhe kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, janë parë duke dalë nga takimi me presidentin që mësohet se në të është biseduar për bashkëveprimin e tri institucioneve më të larta në raport me dialogun me Serbinë dhe situatën e përgjithshme në vend. Por, në një konferencë për media , kryeministri Haradinaj ka deklaruar se te presidenti ka shkuar për të raportuar për Samitin BE- Ballkani Perëndimor dhe për proceset aktuale, në të cilat ndodhet Kosova.

Ndërkaq, sa i përket ekipit negociator të Kosovës me Serbinë, Haradinaj ka thënë se prijës i këtij procesi do të jetë presidenti Thaçi dhe se edhe vetë është pjesë e këtij procesi. Haradinaj ka thënë se është i bindur se vendi do të marrë vlerësim pozitiv për liberalizimin e vizave.

Ndryshe raundi i ri i dialogut ndërmjet Kosovës e Serbisë, që udhëhiqet nga kryetarët Hashim Thaçi e Aleksandar Vuçiqi, do të mbahet të mërkurën e ardhshme, më 18 korrik.