Sport

Liga e dytë: javë e varfër për futbollistët shqiptarë

Në 8 ndeshjet e zhvilluara vetëm 5 futbollistë shqiptarë luajtën tërë ndeshjen

Në kuadër të javës së 25 të Ligës së Dytë (Chalenge Ligue), sa i përket aktivizimit të futbollistëve shqiptar, kjo javë ishte më e ”varfra”. Nga 8 ndeshjet e zhvilluara vetëm 5 futbollistë luajtën tërë ndeshjen.

Në ndeshjen FC Lugano-FC Winterthur (2 :3) tre futbollistë shqiptarë u aktivizuan gjatë tërë ndeshjes. Sehar Fejzullahi për vendës, kurse për mysafirët Granit Lekaj dhe Ermir Lenjani.

Në ndeshjen FC Wohlen-FC Aarau 2 : 2 në radhët e mysafirëve Shkelzen Gashi luajti tërë ndeshjen e në radhët e vendësve Naim Haziri si titullar u zëvendësua në minutën e 69 e Altin Osmani u aktivizua nga minuta e 53.

Fitoren e FC Wilit ndaj FC Locarno 3 : 1 e shijoi Ifraim Alija nga minuta e 83, kohë kur edhe hyri në lojë.

Si vendës, humbjen e FC Delemont ndaj Lausanne Sportit 1 : 3 e përjetoi Muharrem Xhaqku, i cili u aktivizua tërë ndeshjen. (S.S.)