Lajme

Ligji i ri për automjetet vë në gjunjë  kosovarët

Asnjë automjet nuk mund të blihet, shitet apo të regjistrohet pa u paguar të gjitha gjobat që janë shqiptuar ndaj atij personi që ka bërë kundërvajtje në trafik

Të gjithë ata kosovarë që dëshirojnë të importojnë automjete më të vjetra se 10 vjet këtë mund ta bëjnë deri më 31 dhjetor të këtij viti, pasi që më 1 janar 2018 hyn në fuqi ligji i ri për automjete, i cili parasheh rregulla të reja të importit dhe regjistrimit të veturave.

 

Sipas këtij ligji, nga janari i vitit të ardhshëm askush nuk mund të importojë automjet më të vjetër se 10 vjet. Ligji i ri për automjete ka sjellë ndryshime të mëdha të normave për regjistrimin e automjeteve.

 

Po ashtu, ligji i ri për automjete precizon se asnjë automjet nuk mund të blihet, shitet apo te regjistrohet pa u paguar të gjitha gjobat që janë shqiptuar ndaj atij personi që ka bërë kundërvajtje në trafik. Ligji i ri parasheh ndëshkime edhe për të gjithë ata që bëjnë ndërrimin e kilometrave të veturave.

 

Ligji i ri parasheh që personi që bënë regjistrimin e automjeteve duhet të paguajë edhe taksat e tjera siç është taksa për tatim në pronë me qëllim të inkasimit të hyrave në buxhetin e Republikës së Kosovës.