Maqedonia

Ligji për gjuhët, ndërpritet seanca e Kuvendit të Maqedonisë

Është ndërprerë mbledhja në Kuvendin e Maqedonisë ku po debatohej për përdorimin e gjuhëve. Arsyeja për ndërprerjen  ka qenë mungesa e ministrit dhe zëvendës ministrit te Drejtësisë.

Në një situatë të tillë, kryetari i Komisionit, Artan Grubi, anuloi seancën dhe tha se do t’i njoftojë me kohë të gjithë për mbajtjen e seancës së radhës. Në sallën e Kuvendit sot nuk ishin të pranishëm as deputetët e partisë opozitare VMRO-DPMNE.