Maqedonia

Ligji për gjuhët në Kuvendin e Maqedonisë

Deputetët në Kuvendin të Maqedonisë në seancën e sotme parlamentare do të diskutojnë për propozim-ligjin për përdorimin e gjuhëve e që kishte nxitur reagime të mëdha të opozitës qysh kur është propozuar.

Në seancën e sotme do të votohet edhe për propozimet e presidentit Gjorge Ivanov, Osman Kadriu dhe Darko Kostadinovski, të jenë gjykatësit e rinj kushtetues, përcjell albinfo.ch.

Ende nuk dihet nëse deputetët e opozitës do të marrin pjesë në kuvend. VMRO-DPMNE-ja pritët të njoftojë për hapat e mëtutjeshëm pas protestave të fundit të vitit të kaluar pas arrestimit të deputetëve të kësaj partie për dhunën e shkaktuar në ngjarjet e prillit.