Maqedonia
Ligji për gjuhët do të mbyllet gjatë javës, thotë Zaev
"Të lëmë le të realizohet, le të ketë implementim të vetin dhe do të shohim se nuk është diçka e dhimbshme, e vështirë apo tragjike, por është diçka që do të mundësojë të kuptohemi më lehtë me njëri-tjetrin”, theksoi kryeministri i Maqedonisë
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka deklaruar se është optimist se çështja e ligjit për përdorimin e gjuhëve do të mbyllet deri në fund të kësaj jave. Në konferencën e përbashkët me kryesuesin e Këshillit të Ministrave të Bosnjës, Zaev theksoi se debati për këtë çështje është i hapur tashmë prej nëntë muajsh dhe duhet që sa më shpejt të mbyllet.
“Të gjithë thanë gjithçka që patën, ndërsa pati edhe kohë të mjaftueshme për dialog. Ligji përfundimisht duhet të miratohet konform Kushtetutës dhe ligjeve. Me këtë do të mbyllet aspekti i fundit legalistik nga Marrëveshja e Ohrit. Të lëmë le të realizohet, le të ketë implementim të vetin dhe do të shohim se nuk është diçka e dhimbshme, e vështirë apo tragjike, por është diçka që do të mundësojë të kuptohemi më lehtë me njëri-tjetrin”, theksoi kryeministri i Maqedonisë.
Problem për kalimin e këtij ligji janë bërë 35 mijë amendamentet e paraqitura nga partia opozitare, VMRO DPMNE.
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit