Kosova

Limaj: EULEX-i kishte për qëllim t`i dobësonte figurat politike  

Limaj ka thënë se kjo që ka ndodhur me kryetarin e gjyqtarëve të EULEX-it tregon se ky mision ka pasur për qëllim të dobësojë figura politike në Kosovë

Zëvendës kryeministri Fatmir Limaj i cili po gjykohet për rastin e keqpërdorimit në rastin MTPT ka kërkuar si dëshmitar kryetarin e Gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons i cili akuzoi misionin për korrupsion por kjo kërkesë është refuzuar nga trupi gjykues, përcjell KTV.

Limaj ka thënë se kjo që ka ndodhur me kryetarin e gjyqtarëve të EULEX-it tregon se ky mision ka pasur për qëllim të dobësojë figura politike në Kosovë.

“Unë për 7 vjet kam shprehur shqetësimin tim për akuzat ndaj meje. Kam thënë se këtu ka target politik dhe qëllim politik” theksoi Limaj.