Kultura

Linda realizon ëndrrën e saj, duke përfaqësuar Shqipërinë

Shqipërinë në Eurovision e përfaqëson këngëtarja Lindita Halimi me këngën e saj “World”. Për Lindën, pjesëmarrja në këtë garë është një ëndërr e vërtetë dhe ajo ka kaluar nëpër një rrugë të gjatë deri këtu

Faqja zyrtare e ‘Eurovisionit’ ka filluar me prezantimin e artistëve që marrin pjesë në “Euro Vision Song Contest 2017”, shkruan “eurovision.tv”.

Shqipërinë në këtë garë të rëndësime e përfaqëson këngëtarja Lindita Halimi me këngën e saj “World”. Për Lindën, pjesëmarrja në këtë garë është një ëndërr e vërtetë dhe ajo ka kaluar nëpër një rrugë të gjatë deri këtu.

Ajo triumfoi në “Festivalin e Këngës”, çka i dha të drejtë pjesëmarrjes në garën që do të mbahet në Kiev. Ajo ka fituar shumë çmime, derisa vitin e kaluar u transferua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ka marrë pjesë në “American Idol”, përcjell albinfo.ch.

Ajo gjithashtu luan në piano, derisa ka kënduar në dhjetë gjuhë, kështu që nuk do të ketë aspak të adaptohet në Kiev, pasi ajo e dinë anglishten, gjermanishten e kroatishten.