Shkurt.ch
Linjë e re ajrore Friedrichshafen- Prishtinë
Për banorët e Zvicrës lindore, shfrytëzimi i kësaj linje shihet si një alternativë e mirë për aeroportin e Cyrihut, pasi që qyteti gjerman Friedrichshafen për ta është më afër se Cyrihu
Aeroporti “Bodensee Airport” në Friedrichshafen nga 24 qershori do të ketë edhe linjën e rregullt të fluturimeve për në Prishtinë. Reisebüro Prishtina do të lidhë një herë në javë aeroportin më jugor të Gjermanisë me Prishtinën, Kosovën, bëhet e ditur në një komunikatë të aeroportit.
Për banorët e Zvicrës lindore, shfrytëzimi i kësaj linje shihet si një alternativë e mirë për aeroportin e Cyrihut, pasi që qyteti gjerman Friedrichshafen për ta është më afër se Cyrihu, shkruan albinfo.ch.
Fluturimet nga ky aeroport drejt Kosovës do të bëhen ditëve të shtuna, me nisje nga ora 14.40. Aterrimi në Prishtinë do të jetë në orën 16.40. Nga ana tjetër, fluturimet nga Prishtina drejt aeroportit gjerman do të bëhen po ashtu të shtunave, me nisje në orën 11.40 dhe me aterrim në orën 13.40 në Friedrichshafen, transmeton albinfo.ch.
Njëherë për njëherë kjo linjë është paraparë të mbahet deri nga mesi i shtatorit të këtij viti. Fluturakja që do të mbajë linjën është një Boeing 737, njofton aeroporti.
Nga Aeroporti “Bodensee Airport” tashmë mbahen tri linja për destinacionet ballkanike: për Beograd, Tuzla dhe Shkup. Prishtina përbën destinacionin e katërt.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie Euroaeroporti pranë Bazelit u mbyll mbrëmjen e së mërkurës. Terminali u evakuua...
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?
-
Zvicër: Dy trena janë bllokuar në tunelin midis dy stacioneve
-
Zvicër: Ndërrimi i motit shqetëson bletarët