Kosova

Lipa: Do vishem kuq e zi në festival

Dua Lipa, ka treguarpara gazetarëve se do të performoj e veshur kuq e zi në SunnyHillFestival.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa pas ardhjes në Prishtinë ka dalë në konferencë para gazetarëve për të shpalosur programin e SunnyHillFestival. 

Ajo ka thënë do të vishet kuqezi në koncertin “SunnyHill”, ku artistja nga Prishtina do të performoj më 10 gusht, shkrujnë mediat shqiptare, përcjell”, Albinfo.ch. 

Ajo është pyetur në një pikë se a ka ndonjë befasi për koncertin e saj në Prishtinë.

“Do të vishem kuq e zi” ka thënë Dua. 

SunnyHillFestival, do të mbahet në Gërmi me 10,11,12 gusht. 

Yje të muzikës vendore dhe ndërkombëtare pritet të përformojnë gjatë këtij festivali.