Kultura
Lipa: Po të qëndroja në Kosovë, nuk do ta isha e suksesshme si tani
Dua Lipa ka thënë për se nuk do të mund të kishte arritur suksesin që po shijon tani sikur të provonte të depërtonte me muzikë nga Kosova
Rruga e integrimit për shumë shqiptarë nga Kosova ka qenë jo e lehtë. Madje, po të qëndronin në Kosovë do të kishin edhe më të vështirë dhe sigurisht se do të kishin një jetesë tjetër.
Njëra ndër këngëtaret më të njohura nga Kosova është Dua Lipa. Ajo ka thënë për “V Magazine” se nuk do të mund të kishte arritur suksesin që po shijon tani sikur të provonte të depërtonte me muzikë nga Kosova, përcjell albinfo.ch.
“Mendoj se nuk do të mund ta ndiqja karrierën muzikore në Kosovë, sepse besoj se nuk kishte ndonjë rrugë për të dalë në një audiencë më të madhe. Gjithçka që doja ishte të bëja muzikë”, ka thënë Lipa.
Ajo është rritur në Britani të Madhe, ndërsa në moshën 11-vjeçare ishte kthyer me familjen në Kosovë. Në moshën 15-vjeçare ajo kishte arritur të bindte prindërit që ta lejonin të kthehej në Londër, për të ndjekur ëndrrën e saj. Lipa më pas vazhdoi shkollimin në Britani dhe këtë përvojë e quan si më të rëndësishmen në jetën e saj.
Dua Lipa gjatë verës së kaluar kishte mbajtur një koncert ku ishte pritur nga mijëra fansa të saj, ndërsa në koncert kishte kënduar edhe babai i tij.
E-Diaspora
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi” 15-vjeçari zviceran me prejardhje kurde dhe 16-vjeçari, shtetas italian me rrënjë kosovare, të arrestuar në Schaffhausen,...
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
-
Nga 1 maji, filmi kosovar-zviceran “The Land within”, në kinematë e Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kostot e sistemit shëndetësor kanë arritur 91.5 miliardë franga Statistikat tregojnë se trajtimet kurative spitalore, trajtimet kurative ambulatore dhe trajtimet afatgjata dhe mbështetëse së bashku...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Tifozët e Cyrihut shkaktuan 100,000 CHF dëme
-
Bazeli lufton mushkonjat
-
Zvicër: Nis fushata për uljen e primeve të sigurimit shëndetësor