Maqedonia

“Liqeni nga Molla”, i financuar nga zviceranët, merr çmim në Belgjikë

Dokumentari “Liqeni nga Molla”, i mbështetur nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim fitoi çmimin e parë për dokumentar për mjedisin në festivalin e natyrës «Namur» në Belgjikë në konkurrencë me dhjetëra filma nga e gjithë bota.

Ky është një nga festivalet më prestigjioze të filmave dokumentarë në botë për tema nga ekologjia, mbrojtja e mjedisit dhe zhvillimi i qëndrueshëm.

“Liqeni nga Molla” ka fituar disa çmime të tjera, si filmi më i mirë në kategorinë e mbrojtjes së mjedisit dhe promovimin e turizmit në Serbi, “Perseu”, festivali i filmit T-Film në Ostrava, Republika Çeke. Këto ditë, në festivalin e filmit në Innsbruck të Austrisë ajo mori një çmim nderi në kategorinë e filmave dokumentarë në fushën e ekologjisë.

Filmi “Liqeni nga Molla” në 30 minuta tregon në mënyrë emocionale përpjekjet afatgjata për të ulur ndotjen e Liqenit të Prespës.
Hulumtimet e fundit tregojnë se shumica e fermerëve në Prespë kanë adoptuar praktika moderne të prodhimit dhe në këtë mënyrë kanë ulur ndjeshëm përdorimin e pesticideve, plehrave dhe ujit për ujitje.

Në 15 vjetët e fundit, UNDP, Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe Komuna e Resnjës kanë investuar 15 milionë dollarë për të shpëtuar Liqenin e Prespës.