Kosova

Lirimi i Azem Sylës ngjall reagime te media zvicerane

Lirimi i ish komandantit të UÇK dhe deputetit nga radhët e PDK-së, Azem Sylës, nga Gjykata Themelore në Prishtinë ka ngjallur reagime edhe te televizioni zviceran.

“Ish komandanti i UÇK është liruar nga burgimi. Kjo ndodh vetëm disa ditë pasi Eulex ia dorëzoi ecurinë penale drejtësisë kosovare,” shkruan televizioni zviceran “SRF”, përcjell albinfo.ch. “Sipas një padie ndërkombëtare Syla është në hetime për përfshirjen në mafian vendore. Kjo duhet të jetë financuar me paratë sociale të Kantonit Solothurn.”

“Rundschau” raportoi për rastin në vitin 2017.

Arsyet e lirimit të Azem Sylës janë akoma të panjohura. Syla u zhvendos në Solothurn në vitin 2002 ku duhet të ketë tërhequr ndihmat sociale për nëntë vjet. Prokuroria e Solothurnit ishte gati të përfundonte një padi kundër Sylës në 2014, për abuzime me ndihmën sociale, megjithatë kjo dështoi për shkak të se financat e tij ndodheshin në emër të një personi të dytë në Kosovë, përfundon analiza e medias zvicerane.