Bota

Lirohen zviceranët e italianët nga pengmarrësit

Grupi i përbërë nga shtatë zviceranë dhe pesë italianë u kap në 2 prill nga terroristë të armatosur në qytetin Nguti, një zonë anglishtfolëse e Kamerunit

Pas një pengmarrje në Kamerun, më në fund mund të liroheshin 12 turistët europianë. Turistët janë dërguar në perëndim të vendit, ndërsa u liruan nga ndërhyrja e njësive speciale, shkruan “Blick.ch”.

Grupi i përbërë nga shtatë zviceranë dhe pesë italianë u kap në 2 prill nga terroristë të armatosur në qytetin Nguti, një zonë anglishtfolëse e Kamerunit. Banorët e kësaj zone përbëjnë rreth 20 për qind të gjithë popullatës së Kamerunit dhe bëjnë përpjekje për ndarje nga pjesa tjetër e vendit, që është frankofone.

Nga operacioni i njësisë speciale, mbetën të vrarë shumica e pengmarrësve.