Shqipëria

Lirohet Ballist Morina

“Përgëzime të veçanta strukturave të shtetit shqiptar që janë përfshirë në përpjekjet për lirimin tim, respekt për Kroacinë dhe Italinë në paanshmërinë e treguar prej tyre dhe mirënjohje gjithë atyre që zbriten rrugëve të kryeqytetit shqiptar në mbrojtjen time”, shkruan mes të tjerave Ballisti

Tifozi i njohur shqiptar, Ismail Morina, i njohur si Ballisti dhe autori i ngritjes së dronit në Beograd, është liruar nga burgu. Lajmi  e ka bërë të ditur vet ai përmes një postimi në Facebook.

“Përgëzime të veçanta strukturave të shtetit shqiptar që janë përfshirë në përpjekjet për lirimin tim, respekt për Kroacinë dhe Italinë në paanshmërinë e treguar prej tyre dhe mirënjohje gjithë atyre që zbriten rrugëve të kryeqytetit shqiptar në mbrojtjen time”, shkruan mes të tjerave Ballisti.

mars të 2018 ai i shpëtoi ekstradimit për në Beograd, ku akuzohej për nxitje urrejtje mes popujve. Ai qëndroi në burgun e Zagrebit prej datës 10 qershor të vitit 2017, kur policia kroate në fillim zbatoi një kërkesë të shtetit serb, i cili kishte nxjerrë një urdhër-arresti ndërkombëtar për ndalimin e “Ballist” Morinës, por pas disa seancash gjyqësore drejtësia kroate rezistoi, duke mos plotësuar kërkesën e drejtësisë serbe për gjykimin e Ismail Morinës në Beograd.