Jeta në Zvicër

Lirohet nga akuzat shoferi që mbyti vajzën e dehur të shtrirë në rrugë

Gjykata ka vendosur që të lirojë nga akuza shoferin, pasi është konstatuar se nuk ka pasur mundësi që ai të shmangte vdekjen e vajzës

Shoferi i cili kishte mbytur një vajzë të shtrirë në rrugë, e cila ishte e dehur, është liruar nga të gjitha akuzat. Ai akuzohej për vrasje të pakujdesshme, shkruan “The Local”.

Ngjarja kishte të dielën e para dy vjetësh. Shoferi po shpërndante bukë dhe pa dashje kishte shkelur një femër, 26-vjeçare, përcjell albnifo.ch.

Ajo ishte në një ‘party’ dhe po përgatitej që të shkonte te gjyshja e saj. Por, ajo ishte shtrirë në rrugë për të fjetur. Shoferi 45-vjeçari e ka shkelur atë pa dashje dhe ajo kishte vdekur në vendin e ngjarjes. Ai ishte 60 kilometra në orë.

Gjykata ka vendosur që të lirojë nga akuza shoferin, pasi është konstatuar se nuk ka pasur mundësi që shoferi të shmangte vdekjen e vajzës.

Në qershor, një gjykatë në Biel-Seeland dënoi një shofer për vrasje të pakujdesshme, pasi kishte shkelur një grua, e cila ishte shtrirë me qëllim të kryerjes së vetëvrasjes.

Gjykata vendosi se ai po voziste shumë shpejt që të mund të shihte një pengesë në rrugën në kohë për të frenuar. Shoferi po udhëtonte në rreth 100 km/orë – brenda limitit të shpejtësisë së autostradës zvicerane prej 120 km/orë.