X

Na ndiqni:

 Kosova

Lista Serbe, ende pjesë e Qeverisë së Kosovës: Rikallo në terren

Ndonëse kishte  deklaruar daljen nga Qeveria dhe kalimin në opozitë, Lista Serbe po vazhdon të jetë pjesë e Qeverisë së Kosovës. Se ministrat serbë po punojnë ende në qeveri tregon rasti i Ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikallo. Ai, ashkë me ambasadorë të huaj, ka vizituar fermerët e Junikut

Me këtë rast, ministri i MBPZHR-së, Nenad Rikalo, vlerësoi se projektet e përbashkëta të ministrisë me USAID-in kanë dhënë rezultate të mira dhe shfaqi gatishmërinë për bashkëpunim të mëtutjeshëm, në veçanti në investimet për zgjerimin e veprimtarive bujqësore në vend, transmeton Indeksonline.

Ministri Rikalo falënderoi ambasadorin amerikan për mbështetjen që Qeveria e SHBA-ve i ka dhëne Kosovës në të gjitha fushat, e me fokus të veçantë në bujqësi dhe zhvillim rural. Po ashtu, ai shprehu falënderim edhe për mbështetjen e shtetit hungarez për zhvillimin e sektorit të bujqësisë në Kosovë.

Ndryshe, me investimet e bëra në komunën e Junikut, MBPZHR- ja dhe USAID-i përmes granteve investive kanë arritur që të ngrisin sisteme intensive të kultivimit të kulturës së qershisë.

Duhet shtuar se pas arrestimit që iu bë drejtori të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq, Lista Serb pati bërë publike largimin nga Qeveria e Kosovës. Që prej datës 26 mars Lista Serbe kishte ngrirë punimet në Qeverinë e Kosovës.


Reklamë
Reklamë
X

Abonohu në revistën tonë