Uncategorized

Lladrovci fiton pa balotazh

Kryetari i tanishëm i Drenasit, Ramiz Lladrovci duket se ka fituar bindshëm dhe nuk do të ketë balotazh.

“Dega e PDK-së në Drenas, falënderon të gjithë qytetarët për kulturën e lartë demokratike që kanë treguar dhe daljen masive në zgjedhje, dhe vlerëson për një proces të votës së qetë dhe demokratike”, thuhet në njoftimin për media, përcjell albinfo.ch.

“Kryetari Lladrovci tashmë ka marr urimet e para nga krerët më të lartë të vendit, Kadri Veseli, nga Ali Ahmeti dhe krerët e lartë nga shteti amë, Shqipëria”, thuhet tutje.

Edhe sipas Demokracisë në Veprim, Lladrovci ka fituar më shumë se 50 % në Komunën e Drenasit, derisa në vendin e dytë është Isa Xhemajlaj me rreth 30 %.

Komisioni Qendror Zgjedhor ka filluar të publikojë rezultatet e para, që priten të zyrtarizohen shumë shpejt.