Sport

Lojtarët me origjinë ballkanike në futbollin e Zvicrës: Integrim i suksesshëm?

Tryezë e rrumbullakët e Qendrës ndërkombëtare për studime të sportit (CIES) që do të mbahet të enjten 27 prill në Neuchâtel, me pjesmarrës: Gérard Castella, trajnues i kombëtares zvicerane M19, Bashkim Iseni, politilog dhe Drejtor i platformës Albinfo.ch, Edmond Isoz, ish-drejtor i Ligës të futbollit zviceran dhe Raffaele Poli, përgjegjës i Obesrvatorit të futbollit në CIES

Prania e fortë e lojtarëve nga ish-Jugosllavia në ekipin kombëtar të futbollit zviceran vë në pyetje dy fenomene.

Së pari, pasojat migratore të një konflikti që çuan rreth 300.000 persona, që nga viti 1990, për ta zgjedhur Zvicrën si vendbanim.

Së dyti, format e integrimit afirmativ në komunitetin e vendit mirëpritës, nëpërmjet mjetit të sportit. Këto dy fenomene do të ndriçohen me rastin e një tryeze të rrumbullakët që do të bashkojë ekspertë nga fusha e imigracionit dhe e futbollit.

Një projekt i udhëhequr nga Qendra Ndërkombëtare për Studime Sportive (CIES) në bashkëpunim me Muzeun e Artit dhe Historisë të qytetit të Neuchâtel-it..