Maqedonia

Lokalizohet zjarri në ndërtesën e Ministrisë së Drejtësisë, digjet një pjesë e dokumentave

Zjarri shpërtheu në orën 16:45 dhe përfshiu arkivin e Ministrisë. Sipas informacioneve të para janë djegur zyrat në të cilat kanë qenë dokumentet e kontabilitetit, dokumentet e të drejtës ndërkombëtare dhe ndihmës juridike pa pagesë.

Zjarri që shpërtheu sot pasdite në katin e katërt të objektit të Ministrisë së Drejtësisë është lokalizuar. Megjithatë, ekipet e zjarrfikësve me 10 automjete dhe 25 zjarrfikës janë ende në terren.

Zjarri shpërtheu në orën 16:45 dhe përfshiu arkivin e Ministrisë. Sipas informacioneve të para janë djegur zyrat në të cilat kanë qenë dokumentet e kontabilitetit, dokumentet e të drejtës ndërkombëtare dhe ndihmës juridike pa pagesë.

Zëvendësministri i Drejtësisë, Oliver Ristovski, tha se në orën 16:30, pas aktivizimit të alarmit i gjithë personeli në ndërtesë u evokua. Asnjë person nuk mbeti i plagosur.