Bota

Londra, qyteti më i shtrenjtë për punëtorë

Kostoja vjetore e jetesës në Londër për një punëtor arrin 61,329 euro, dhe për vendin e punës 24.000 euro. Kështu, kostoja totale arrin 85,329 euro.

Londra është qyteti më i shtrenjtë në Evropë për bizneset nga perspektiva e kostos së banimit dhe vendit të punës të një punëtori, sipas kompanisë konsulente “Savills”, përcjell albinfo.ch.

Kostoja vjetore e jetesës në Londër për një punëtor arrin 61,329 euro, dhe për vendin e punës 24.000 euro. Kështu, kostoja totale arrin 85,329 euro.

Në vendin e dytë është Parisi me 60.580 euro për koston e jetesës për një vit dhe 11.598 për një vend pune.

Pozita e tretë është për Milanon me një kosto totale më të madhe se 48.844 euro, pak nën 36,800 euro për vend banimin dhe pak më shumë se 12.000 euro për vendin e punë.

Ndër qytetet më të shtrenjta janë ende Dublini, Amsterdami, Moska, Brukseli, Stokholmi, Madridi, Frankfurti, Berlini dhe Varshava, dhe dallimi në mes Londrës dhe Varshavës është pothuajse katër fish.