Bota

Londra, qyteti më me ndikim në Evropë

Kështu tregon në raportin e fundit kompania konsulente "Colliers International", e cila përfshin në hulumtim 20 qytete të mëdha

Londra fitoi vendin e parë në renditjen e qyteteve më me ndikim në Evropë nga pikëpamja ekonomike. Kështu tregon në raportin e fundit kompania konsulente “Colliers International”, e cila përfshin në hulumtim 20 qytete të mëdha. Qytetet janë ranguar mbi bazën e një indeksi që lidhet edhe me praninë e talenteve dhe koston.
Sipas analizës, Londra dhe Parisi mbajnë dy vendet e para. Parisi udhëheq kur është fjala për prodhimin ekonomik,  kapacitetin dhe shpenzimet e punës, thotë kompania. Kryeqyteti i Francës ka arritur rezultat veçanërisht për shkak të aspektit të madhësisë dhe përvojës së punonjësve.
Në vendin e tretë në listë vjen sërish një qytet në Mbretërinë e Bashkuar, Manchesteri, i cili ngjitet nga vendi i 6-të vitin e kaluar.
Stockholmi zë vendin e katërt dhe është më me ndikim në të gjitha fushat që konsiderohen në llogaritjen e indeksit.
Dublini gjithashtu është përpara në renditjen për arsye të ngjashme. Njohuritë e gjuhës angleze janë ndër avantazhet kryesore të qyteteve në Mbretërinë e Bashkuar, përpara pjesës tjetër në Evropë.
Indeksi merr parasysh produktivitetin e punës, kapacitetin dhe performancën e punonjësve, standardi i jetës në qytet, kostoja e punës për punëdhënësit.