Kosova

Lord Morris mbështet kryeministren britanike: Ndërhyrja në Siri legale si në Kosovë

Kryeministrja e Britanisë, Theresa May është duke raportuar para deputetëve britanikë në lidhje me vendimin e saj që Britania e Madhe të marrë pjesë në sulmet ajrore ndaj Sirisë, sëbashku me Francën dhe SHBA-në.

May ka pasur debate me liderin e partisë më të madhe opozitare Jeremy Corbin, i cili mbroi idenë se ndërhyrja ushtarake duhet të kryhet vetëm me mandat të OKB-së. Por nga Partia Konservatore, duke iu përgjigjur liderit të Partisë Laburiste tha se pikërisht qeveria e fundit laburiste kishte ndërhyrë në Kosovë, Gjirin Persik me arsyetimin e zbutjes së vuajtjeve humanitare dhe pa mandat të Kombeve të Bashkuara.

“Zbutja e vuajtjeve humanitare është arsye e vlefshme e cila është përdrorur nga partia laburiste në ndërhyrjen 68 ditore në Kosovë”, kanë thënë nga partia e May.

Përkundër liderit laburist, ish ministri i tyre gjatë kohës së Tony Blaire, Lord Morris, ka mbështetur May për ndërhyrjen ushtarake në Siri. “Ndërhyrja në Siri legale si në Kosovë,” tha ai për BBC.