Sport

Luan Krasniqi kthehet në ring në muajin nëntor

Tashmë është gjithçka zyrtare. Boksieri i famshëm kosovar më pasaportë gjermane, Luan Krasniqi, përsëri do të rikthehet në ring për të boksuar.

Legjenda e boksit kosovar, do të rikthehet më 7 nëntor ku në Gjermani do të organizohet një mbrëmje humanitare në boks.
Pavarësisht kësaj, Luani e ka marrë seriozisht dhe ka filluar përgatitjet.

“Kur unë të kthehem në ring me 7 nëntor, më duhet të jem në formë”, ka shkruar Luani në faqen e tij teksa ka postuar edhe disa fotografi gjatë ushtrimeve, njofton “albinfo.ch”.

Në këtë mbrëmje humanitare pritet të jenë të pranishëm shumë personalitete të njohura nga Gjermania, si nga politika, kultura dhe sporti.

Krahas meçeve të boksit do të këtë edhe muzikë dhe aktivitete të tjera.

Duelin e fundit Luani e zhvilloi para pesë vjetësh, kur u mposht nga ukrainasi, Alexander Dimitrenko.