Sport

Luan Krasniqi përfundon karrierën

Pas karrierës aktive do t`i kushtohet nxitjes së talenteve të reja dhe do të vazhdojë punën si komentues televiziv i boksit

Luan Krasniqi ka vendosur “t`i varë dorezat në gozhdë”. Boksieri i madh i kategorisë së rendë ka shpallur sot se po i jep fund karrierës së tij të gjatë prej boksieri aktiv. “Unë do të tërhiqem nga boksi aktiv dhe ju falënderoj për mbështetjen enorme, që gjatë gjithë karrierües sime siu boksier e kam gëzuar nga ju”, thuhet në faqen e tij të internetit.

Luan Krasniqi vitin që vjen mbush 40 vjet. Ai ka filluar rrugën e tij sportive në boksin amator, në Gjermani, duke fituar veç tjerash disa tituj kampioni të Gjermanisë edhe medaljen e bronztë olimpike.

Ndërsa në karrierën e tij profesioniste, Luani nga Juniku ka pasur 35 luftëra, prej të cilave i ka fituar 30.

Viteve të fundit ai ka pasur disa paralajmërime për meqe të reja për titullin e kampionit të botës në kategorinë e rëndë, por një herë ka dështuar (kundër Brewster-it) dhe disa herë tjera meqi nuk është mbajtur.

Krasniqi do të mbetet i rëndësishëm edhe për shkathtësinë e tij prej komentatori televiziv të boksit, për çfarë ai, në opinionin sportiv të Gjermanisë gëzon autoritet të konsiderueshëm.

Boksieri i madh ka deklaruar se pas karrierës aktive do t`i kushtohet nxitjes dhe mbështetjes së talenteve të reja si dhe do të vazhdojë punën si komentues televiziv i boksit.