Kuriozitete
Lufta e demave, “përçan” spanjollët
Një ndalesë hyri në fuqi në Kataloni vitin e shkuar nga Gjykata Kushtetuese e Spanjës, pasi mijëra marshuan me mesazhin e tyre se "tortura nuk është kulturë"
Lufta e demave ende ndan spanjollët, me disa duke e parë atë si traditë artistike, ndërsa shumë të tjerë e shohin atë si ngjarje brutale dhe mizore. Banorët e Guadalajaras, një qytet i vogël 60 kilometra në veri të kryeqytetit Madrid, kohët e fundit dolën në mbështetje të traditës, të cilën e kanë ruajtur për shumë vjet.
“Mendoj se njerëzit që nuk duan të luftojnë me dema duhet thjesht të mos vijnë, por ata duhet të na respektojnë “ tha një banore. Një ndalesë hyri në fuqi në Kataloni vitin e shkuar nga Gjykata Kushtetuese e Spanjës, pasi mijëra marshuan me mesazhin e tyre se “tortura nuk është kulturë”.
“Kemi mbështetjen e shumicës dërrmuese të shoqërisë spanjolle pasi vetëm nëntë për qind e njerëzve në Spanjë përkrahin luftën me dema. S’ka rëndësi nëse Qeveria ende lejon një aktivitet të tillë, nëse njerëzit janë kundër kësaj, “tha Ana Bejar. Megjithatë ekzistojnë disa grupe që mendojnë se tradita është pjesë e rëndësishme e trashëgimisë spanjolle.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?