Bota

Lufta e domateve në Spanjë

Edhe pse Bunol ka një popullsi relativisht të vogël gjatë festimeve, më shumë se 22.000 njerëz vizitojnë dhe marrin pjesë në “luftën” më të famshme ushqimore në botë

Gjithçka është gati për festivalin “La Tomatina” që mbahet vetëm disa kilometra larg nga qyteti i Valencias në Spanjë.

Ndërsa 160 tonë domate në gjashtë kamionë janë nisur për në Bunol, ku lufta vjetore me domate do të mbahet këtë javë, përcjell albinfo.ch.

Edhe pse Bunol ka një popullsi relativisht të vogël gjatë festimeve, më shumë se 22.000 njerëz vizitojnë dhe marrin pjesë në “luftën” më të famshme ushqimore në botë.

“Gjatë asaj kohe dhe sigurisht, duke qenë i respektueshëm me të gjithë, gjithçka lejohet. Në të kaluarën, kur kemi parë ndonjë fqinj, kemi menduar ta gjuajmë me domante, dhe ky është lloji i lirisë që keni”, tha Manuel Sierra, banor i Bunolit.