Sport

‘Luftëtari’ Behrami, edhe i lënduar ndihmon Zvicrën

Yjet e Zvicrës janë grumbulluar për dy ndeshjet ndaj Irlandës Veriore, të vlefshme për “Play-off” të Kupës së Botës, shkruan ‘Blick’.

Është grumbulluar edhe Valon Behrami. Me Ferrarin e tij me regjistrim të Ticinos mesfushori i Udineses duket i gatshëm për këto dy ndeshje.

Mesfushori i cili ka 76 ndeshje me Zvicrës, është dashur të pushojë 20-25 ditë për shkak të lëndimit, megjithatë ai i është bashkuar ekipit për ta ndihmuar, përcjell albinfo.ch.

Nëse nuk do të jetë i gatshëm të enjten në Belfast, shpreson të jetë i gatshëm për të dielën në Bazel.

“Si je Valon” e pyet gazetari i ‘Blick’, derisa ‘Luftëtari’ përgjigjet me buzëqeshje: “A më keni parë mua shkallëve”. Pesha e trajnimit do të jetë ndryshe.

Gjithashtu edhe Ricardo Rodriguez, i cili nuk luajti për Milanin në ndeshjen e fundit për shkak të problemeve është grumbulluar.