Ekonomi
Lufthansa blen pjesën më të madhe të avionëve të Air Berlin
Linja ajrore më e madhe e Gjermanisë, Lufthansa do të blejë më shumë se gjysmën e avionëve të konkurrentit të tij të falimentuar Air Berlin, është shprehur shefi ekzekutiv Carsten Spohr, shkruan ‘thelocal.de’.
Linja ajrore më e madhe e Gjermanisë do të shkojë deri në 81 aeroplanë të Air Berlin-it dhe do të marrë 3,000 punëtorë nga 8.500 stafi i saj, theksoi shefi ekzekutiv i kompanisë Lufthansa, Carsten Spohr në Berlin, duke e cilësuar këtë si një “ditë të madhe” për kompaninë e tij, përcjell albinfo.ch.
Lufthansa ende nuk ka thënë se sa do të paguajë në bazë të marrëveshjes, por Spohri i tha gazetës “Rheinische Post” të enjten se grupi do të investonte 1.5 miliardë euro lidhur me marrjen në dorëzim.
Ai shtoi se 80 avionë ishin shtimi më i madh i flotës së Lufthansës që autoritetet e konkurrencës do të pranonin.
Avionët e Air Berlin janë vlerësuar për t’u shitur për 150 milionë euro.
E-Diaspora
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik” Gazeta "Die Presse" shkruan mbi librin më të ri të Lea Ypit "Die Architektonik der...
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
-
Interi, kampion, me futbollistin shqiptar Asllani: Nuk mund të kërkoja diçka më mirë
-
Evropë
Washington Post shkruan për zërin e sopranos shqiptare Ana Naqe