Sport

Lugano e Tramezzanit e dëshiron Adonis Ajetin

Trajneri italian është duke e kërkuar mbrojtësin 19-vjeçar Adonis Ajetin, njërin nga tre vëllezërit Ajeti

Pas Armando Sadikut dhe Ezgjan Alioskit edhe një tjetër futbollist shqiptar mund t’i bashkohet Luganos, ku trajner është emëruar ish-ndihmësi i Kombëtares shqiptare, Paulo Tramezzani.

 

Trajneri italian është duke e kërkuar mbrojtësin 19-vjeçar Adonis Ajetin, njërin nga tre vëllezërit Ajeti, shkruan albinfo.ch.

 

Futbollisti shqiptar ka qenë pjesë e Will në kategorinë e dytë në dy sezonet e fundit, por nuk ka luajtur me rregullsi me klubin, duke luajtur vetëm 12 ndeshje.

 

Pasi Lugano ka probleme në mbrojtje, Ajeti është favorit për të kaluar në këtë skuadër. Trajneri aktual i Luganos, ka qenë ndër ata që monitoronte binjakët Ajeti, vëllezërit e vegjël të Arlind Ajetit, për t’i bindur të visheshin kuqezi dhe arriti t’i bindte që si fillim, të pajiseshin me pasaportën shqiptare, ndonëse asnjë prej tyre deri tani nuk është grumbulluar asnjëherë me kombëtaren shqiptare,

 

Ndryshe nga Albian Ajeti, i cili ka luajtur me të gjitha përfaqësueset e moshave të Zvicrës, Adonisi nuk ka luajtur me asnjë prej tyre në ndeshje zyrtare dhe në kohën kur Tramezzani gjurmonte futbollistë shqiptarë në Evropë, planifikohej që në këtë sezon t’i bashkohej përfaqësueses U-21.