Sport

Lugano me Tramezzanin dëshiron sa më shumë futbollistë shqiptarë

Emërimi i Paolo Tramezzanit si trajner te Lugano i ka hapur derën edhe futbollistëve shqiptarë të transferohen në këtë skuadër

Skuadra zvicerane ditë më parë ka emëruar trajner, Paolo Tramezzanin dhe kjo i ka hapur derën edhe futbollistëve shqiptarë te kjo skuadër, shkruan ‘Blick’.

Armando Sadiku është shumë afër, derisa Tramezzani në mediat shqiptare ka thënë se po të kishte mundësi do t’i transferonte të gjithë futbollistët shqiptarë, përcjell albinfo.ch.

Sadiku edhe më parë ishte pjesë e Luganos dhe pikërisht nga kjo skuadër kaloi në Zurich.

Tramezzani për disa vite ka qenë ndihmës i Gianni De Bisit te Shqipëria dhe njeh më së miri futbollistët shqiptarë.