Sport

Luigj Quni nga Zvicra shkëlqen sërish për Kosovën

Luigj Quni u shqua në fazën e mbrojtjes dhe sulmit, dhe trajnerët nuk kishin dilema ta zgjidhnin në 7-shen më të mirë të turneut

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll U-20 ka humbur ndeshjen finale nga Moldavia, duke u renditur në vendin e dytë në turneun IHF Trophy – Europe, shkruan albinfo.ch.

 

Kosova pësoi 30:28, derisa njëri ndër lojtarët më të mirë në fushë ishte Luigj Quni, shqiptar nga Zvicra që paraqitet për Kosovën. Ai kishte shkëlqyer edhe për Përfaqësuesen A në takimet ndaj Turqisë.

 

Pas takimit final me rastin e ceremonisë përmbyllëse të IHF Trophy – Europe, sipas propozimeve të trajnerëve u përzgjodh edhe përbëja më e mirë e turneut, në të cilin zërën vend edhe dy hendbollistët kosovarë pivotmeni Luigj Quni dhe lojtari i krahut të djathtë Drenit Tahirukaj.

 

Luigji u shqua në fazën e mbrojtjes dhe sulmit, dhe trajnerët nuk kishin dilema, sikur edhe te Dreniti, i cili me shënimet, por edhe lëvizjet e tij bëri që shpesh të duartrokitet nga të pranishmit dhe ekspertet e hendbollit të pranishëm në palestrën në Gjeorgji.