Lajme

Lulzim Basha rizgjidhet kryetar i PD-së

Zgjedhjet për kryetar të PD-së u mbajtën në 73 degë, ndërkaq ato u kundërshtuan ashpër nga një pjesë e madhe e ish-drejtuesve dhe aktivistëve demokratë

Lulzim Basha u rizgjodh sërish kryetar i Partisë Demokratike, duke e mundur kundërshtarin e tij, Eduard Selamin, me një diferencë të madhe votash. Sipas njoftimeve që janë dhënë për media, thuhet se Basha fitoi 48795 vota më shumë se sa Eduart Selami, pas një procesi njëmujor fushate parazgjedhore.

Zgjedhjet për kryetar të PD-së u mbajtën në 73 degë, ndërkaq ato u kundërshtuan ashpër nga një pjesë e madhe e ish-drejtuesve dhe aktivistëve demokratë si: Jozefina Topalli, Besnik Mustafaj, Genc Ruli, Majlinda Bregu, Astrit Patozi, Ridvan Bode etj.

Basha po akuzohet nga oponentët e tij demokratë për humbjen që pësoi PD gjatë zgjedhjeve të përgjithshme të muajit qershor në Shqipëri.